Lajme

Fshehje dosjesh, afera dhe bunker institucional, Lorena Goxhobelli zhyt në kaos Kadastrën, fletë-arresti në tryezën e prokurorëve të SPAK, nis numërimi mbrapsht për drejtoreshën e ASHK

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Lorena Goxhobelli, duket se e ka kthyer këtë institucion në një çerdhe ilegale, babëzie dhe korrupsioni, ku ryshfeti, pazaret e errëta dhe mungesa e plotë e transparencës mbretërojno çdo ditë. Qytetarë nga të katër anët e Shqipërisë, nga Veriu në Jug, nga Lindja në Perëndim, kanë denoncuar pa pushim drejtoreshën e Kadastrës dhe vartësit e saj për tjetërsim pronash, mbivendosje artificiale, zhdukje të dokumenteve historike dhe vonesa të qëllimshme me muaj e vite të tëra vetëm për të shtrydhur bakshishin e radhës.

Burime ekskluzive për gazetë bëjnë me dije se një dosje voluminoze, e mbushur me prova shkatërruese dhe skandale financiare, ndodhet tashmë mbi tryezën e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Sipas këtyre burimeve, hetimet kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe në ditët në vijim pritet të lëshohet fletë-arresti për zonjën Goxhobelli, duke shënuar kështu nisjen e numërimit mbrapsht për drejtuesen e ASHK-së.

Ortakëri me krimin dhe hijet e Ergys Agasit

Por akuzat ndaj Lorena Goxhobellit nuk kufizohen vetëm te keqmenaxhimi dhe korrupsioni i përditshëm administrativ. Zëra të fuqishëm nga opozita dhe denoncime publike e lidhin emrin e saj drejtpërdrejt me rrjeta të strukturuara ndikimi. Goxhobelli dyshohet dhe akuzohet se ka shërbyer si pjesë e rrethit të ngushtë dhe e ujëderdhjes së interesave të të ashtuquajturës “bandë e Ergys Agasit”, duke e kthyer institucionin e Kadastrës në një mjet për zbatimin e porosive të subjekteve me hije krimi dhe favorizimin e oligarkëve në bregdet e zona strategjike. Përmes bllokimit të pronave të qytetarëve të thjeshtë dhe “zhdukjes” së dosjeve bazë nga arshiva, Kadastra nën drejtimin e saj dyshohet dhe akuzohet se ka lehtësuar legalizimin dhe regjistrimin e sipërfaqeve marramendëse në dobi të grupeve të interesit të lidhura me pushtetin.

Mal me denoncime nga qytetarët dhe denoncimet e opozitës

Mirëpo ankesat ndaj ASHK-së kanë arritur pikën kritike. Opozita dhe qytetarët e dëmtuar rendisin një seri shkeljesh flagrante:

l Tjetërsimi i pronave dhe mbivendosjet e qëllimshme: Krijimi i mbivendosjeve fikse në sistemin digjital për t’u kërkuar pronarëve të ligjshëm shuma të mëdha parash në këmbim të “përmirësimit” të kartelës.

l Bunkeri i fshehjes së dosjeve: Zhdukja e certifikatave amë dhe hartave të vjetra nga regjistrat fizikë për të pamundësuar kthimin e pronave te të zotët.

l Pengimi i shërbimeve digjitale: Përdorimi i portalit e-Albania si alibi për të refuzuar me dhjetëra herë aplikimet e qytetarëve pa asnjë shkak ligjor, duke i detyruar ata të kërkojnë sekserë.

l Favoret administrative: Pagimi i shpejtë i certifikatave për ndërtuesit e lidhur me pushtetin, ndërsa mijëra familje shqiptare mbeten pa tituj ownership-i prej dekadash.

Megjithatë shtrëngimi i lakut hetimor nga prokurorët e posaçëm duket se do të nxjerrë së shpejti para drejtësisë zinxhirin komandues të Kadastrës, ku Lorena Goxhobelli mbetet figura qendrore e këtij kaosi institucional.

Të Ngjashme