Lajme

FSK dërgon dy majorë në mision ndërkombëtar, Bordi i Paqes iu uron mirëseardhje

Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon të zgjerojë praninë e saj në misionet ndërkombëtare të sigurisë, teksa dy oficerë të saj janë integruar në strukturat e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF).

Përmes një deklarate, Bordi i Paqes njoftoi se mirëpret oficerët e rinj ndërlidhës nga FSK-ja, majorët Gentrit Idrizi dhe Labinot Lala, të cilët do të shërbejnë në kuadër të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit.

Sipas deklaratës, dy oficerët do të kenë rol të rëndësishëm në lehtësimin e shkëmbimit të informacionit kritik ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe strukturave ndërkombëtare të sigurisë.

“Kosova po dërgon më të mirën e saj për të lehtësuar rrjedhën e informacionit kritik midis ISF dhe kombit të saj”, thuhet në njoftim.

Bordi i Paqes vlerëson se integrimit i Idrizit dhe Lalës në stafin e ISF-s; ndërton koalicionin ndërkombëtar të personelit, duke avancuar përpjekjet e sigurisë dhe stabilizimit për Bordin e Paqes.

Të Ngjashme