Lajme

FSK dhe Ushtria Turke zhvillojnë trajnim të përbashkët në kërkim-shpëtim

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ushtria e Republikës së Turqisë kanë zhvilluar trajnim të përbashkët në fushën e kërkim-shpëtimit urban, kërkim-shpëtimit në terrene malore dhe operacioneve K9.

Sipas FSK-së, trajnimi kishte për qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive profesionale të pjesëmarrësve, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet ekipeve dhe shkëmbimin e përvojave praktike në operacionet e kërkim-shpëtimit.

Gjatë trajnimit janë zhvilluar ushtrime teorike dhe praktike, përfshirë teknikat e kërkimit dhe shpëtimit në ndërtesa të dëmtuara, operacionet në terrene malore, përdorimin e qenve të kërkim-shpëtimit K9, si dhe procedurat e koordinimit dhe reagimit në situata emergjente.

FSK ka bërë të ditur se trajnimi ka kontribuar në rritjen e kapaciteteve profesionale, gatishmërisë operacionale dhe ndërveprueshmërisë së ekipeve me partnerët në fushën e kërkim-shpëtimit.

Të Ngjashme