Lajme

​FSK i bashkohet ushtrimit në një bazë amerikane në Gjermani

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë zhvilluar trajnim luftarak “force-on-force” me pjesëtarët e Batalionit të Parë të Regjimentit të 4-të të Këmbësorisë, në kuadër të ushtrimit ndërkombëtar “Saber Junction 26”.

Trajnimi është zhvilluar në Qendrën e Përbashkët Shumëkombëshe të Gatishmërisë (JMRC), në bazën ushtarake të SHBA-së në Hohenfels të Gjermanisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes në detyrë, Ejup Maqedonci, i cili ka publikuar fotografi nga pjesëmarrja e FSK-së në këtë ushtrim ndërkombëtar.

Ushtrimi “Saber Junction 26” bashkon forca ushtarake të vendeve aleate dhe partnere për zhvillimin e kapaciteteve dhe gatishmërisë luftarake.

Të Ngjashme