Lajme

Fundjava me kthjellime dhe reshje shiu në bregdetin e jugut

Këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Për ditën e Shtunë moti deri në orët e mesditës parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash deri të dendura. Këto vranësira në veriperëndim dhe përgjatë ultësirës perëndimore do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht në formë shtrëngatash.

Më pas, vendi do të ndikohet nga moti i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Ndërkohë, për ditën e Diel moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat fare të pakta kalimtare në pjesën e parë të ditës.