Lajme

“Fushatë gënjeshtrash”, Vuçiç mohon grumbullimin ushtarak në kufi me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka dalë kundër deklaratës së SHBA-së, e cila pretendoi se Serbia po grumbullon ushtrinë pranë kufirit me Kososën. Sipas tij këto njoftime ishin “fushatë gënjeshtrash”  kundër Serbisë.

Kujtojmë se sulmi i një jave më parë ku u gjet i vrarë një nga ushtarët e Kosovës Afrim Bunjaku,  ishte një nga ngjarjet më të rënda të ndodhura në Kosovë. Nga ana tjetër Kosova akuzoi Serbinë se qëndron prapa atij sulmi. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian shprehën shqetësimin dhe i kërkuan Beogradit që urgjentisht të tërheqë trupat ushtarake.

Të premten NATO tha se ka miratuar forca shtesë për Kosovën që do të mbështesin rreth 4 mijë e 500 trupa të armatosura për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë. Vuçiç, në një postim në rrjetet sociale tha se e gjitha ishte një fushatë e pavërtetë:

“Fushatë e gjerë kundër vendit tonë Serbisë. Fushatë e gënjeshtrave,  fushatë e të pavërtetave. Ata kanë gënjyer për praninë e forcave tona ushtarake. Në fakt, ata janë të shqetësuar që Serbia ka ato që i përshkruajnë si armë të sofistikuara”, deklaroi Vuçiç.