ShowBizzz

Fustani që i la pa fjalë të gjithë, Gillian Anderson shpjegon zgjedhjen e guximshme që bëri për Golden Globe!

Gillian Anderson bëri një zgjedhje të guximshme të modës për ceremoninë e  Golden Globes, ku u shfaq e veshur me një fustan të qëndisur me delikatesë e te mbushur plot me…vagina! Ylli hollivudian dukej mahnitëse me fustanin e bardhë pa rripa, krijim i Gabriela Hearst, që tërhoqi të gjithë vëmendjen në eventin e rëndësishëm, të mbajtur në Beverly Hills. 

Fustani që i la pa fjalë të gjithë, Gillian Anderson

Në pamje të parë, dukej sikur aktorja thjesht i kishte vënë gishtin një fustani klasik, por fansat që e panë më me kujdes, vunë re se ai ishte i mbuluar me motive të anatomisë femërore. 

Fustani që i la pa fjalë të gjithë, Gillian Anderson

Duke folur për Deadline në tapetin e kuq, Gillian e pohoi se ishte plotësisht e vetëdijshme për dizajnin. Duke ngritur supet kur u pyet përse zgjodhi pikërisht këtë fustan, ajo u përgjigj: ‘Oh për kaq shumë arsye. Është markë e përshtatshme.’ 

Fustani që i la pa fjalë të gjithë, Gillian Anderson

Në një intervistë tjetër në tapetin e kuq me Extra Gillian shpjegoi se fustani ishte një bashkëpunim midis Hearst dhe ‘markës së saj alternative të shëndetit’, G Spot. 

Fustani që i la pa fjalë të gjithë, Gillian Anderson



bal