Lajme

Futbollisti i Real Madrid nuk gjen rehati me femrat, ndahet nga e dashura e dytë brenda pak muajsh

Eder Militao po tregohet një “donzhuan” i vërtetë me femrat kohët e fundit pas historive të shumta të dashurive që ai po krijon.

Pasi ndau të dashurën e parë kur ajo ishte shtatzanë dhe u lidh me Cassia Lurenço, duket se mbrojtësi i njohur i Real Madrid i ka dhënë fund dhe me këtë të fundit. Një ndarje që tashmë nuk duket se janë vetëm thashetheme por është e vërtetë.

Madje Cassia po mendon të fshijë dhe tatuazhin e përbashkët që ka me futbollistin brazilian. Në prill, lojtari dhe modelja bënë nga një tituazh për të kujtuar njëri-tjetrin. Futbollisti shkruajti “Ca” teksa modelja shkruajti “Mili”, por mesa duket këto janë kujtimet e fundit që do të fshihen nga kjo histori dashurie.