Gjatë “Prime-t” të djeshëm, dy opinionistët Arbër-Ori ashtu edhe Ledioni, kanë kritikuar banorët për mënyrën e lojës që po bëjnë.
Sipas tyre, banorët nuk kanë një strategji të qartë, dhe nuk dinë të krijojnë aleanca apo grupe. Mirëpo në këtë moment, Ori ka veçuar Ilnisën, duke e cilësuar si banoren e vetme që po e bën lojë ashtu siç duhet.
Kjo nuk është hera e parë që Ilnisa konsiderohet si lojtare e fortë nga opinionistët, dhe kaq ka mjaftuar që Balina Bodinaku t’i ironizojë ata publikisht, njëkohësisht duke vënë në dyshim transparencën e produksionit.
Ish-opinionistja e BBV ka postuar një InstaStory ku shkruan: “Ilnisa doli finaliste nga prime i djeshëm”, shoqëruar me hashtag-un, “Më vjen keq por u mor vesh”.
lokimagazine