LifeStyle

Gabimi i zakonshëm që ju bën të plakeni më shpejt

Gjumi i dobët është gabimi numër një që ju bën të plakeni më shpejt, thotë një ekspert i jetëgjatësisë.

Dr Neil Paulvin, një doktor i mjekësisë rigjeneruese nga New Yorku, pohon se gjumi i rregullt mund të bëjë që të plakeni shumë më ngadalë në krahasim me moshën.

Shumë njerëz flenë më pak se sasia e rekomanduar për shkak të presioneve të jetës moderne, punës dhe shoqërimit. Por, mund të shkaktojë efekte shkatërruese në trupin tuaj – duke përfshirë përshpejtimin e plakjes.

Gjumi me cilësi të dobët është gabimi numër një që do t’ju bëjë të plakeni më shpejt. Në jetët tona me ritme të shpejta, gjumi shpesh sakrifikohet, qoftë me zgjedhje ose me nevojë. Një numër në rritje provash tregojnë se gjumi cilësor është çelësi i jetës së shëndetshme. Kur ne flemë, trupi shërohet. Fjetja shtatë deri në tetë orë në natë ndihmon në përmirësimin e shëndetit të qelizave dhe indeve, funksionet njohëse, imunitetin, nivelet e energjisë dhe metabolizmin – sqaron Dr Paulvin.

Ekspertët rekomandojnë të paktën shtatë deri në nëntë orë gjumë çdo natë, megjithëse disa njerëz natyrisht flenë më shumë se të tjerët. Adoleshentët, fëmijët dhe foshnjat kanë nevojë për më shumë gjumë, sepse ata janë ende në rritje, ndërsa një i porsalindur ka nevojë për tetë deri në 16 orë gjumë në ditë.

Mungesa e gjumit në moshë madhore mund të bëjë që lëkura të plaket më shpejt, duke rezultuar në rrudha. Kolagjeni dhe elastina janë dy proteina që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të fortë dhe të shëndoshë ndërsa plakemi.

Megjithatë, hulumtimi i publikuar në Clinical and Experimental Dermatology tregon se mungesa e gjumit mund ta zvogëlojë cilësinë dhe forcën e të dy proteinave, duke çuar në rrudha dhe rënie.