ShowBizzz

Gabriela e futi foton e tij në gjoks, reagon ashpër Bardhi: A s’keni turp? Sarën e keni bërë për spital

Ish konkurrentja e Për’puthen, Gabriela Arapi e ftuar në “Mos i Bjer me Top” u bë pjesë e një loje, ku iu shfaqën disa foto të personazheve publik dhe ajo do jepte mendimin e saj. Kur pa foton e Bardhit, Gabriela e palosi dhe e vendosi tek gjoksi, duke shprehur se e pëlqen shumë si djalë dhe si karakter, ndërsa foton e Sarës vendosi ta djegë duke u shprehur se nuk e pëlqen dhe i jep një energji të keqe, pavarësisht se nuk e njeh.

Pas këtij veprimi ka ardhur edhe një reagim nga ana e Bardhit.

“A keni turp? A ka censure per fyerje te ketij niveli? O rob fake, edhe ti edhe ajo “teta Rona” (referuar moderatorit të emisionit Ronaldo Sharka) keshtu jeni, per dy klikime e tu e pranu qe Sara ste ka bo kurrgjo. Tu e provoku per cdo dalje qe jeni tu e bo e mandej prekeni kur reagon Sara. Edhe Sara eshte njeri, apo keni fillu me ju besu ketyre komentusve me adresa fake?

Stop me keto ofendime e bullizime se e keni bo per spital cdo dite. A keni motra ju? Se me cka po perballet kjo vajza cdo dite, e di vec une dhe Zoti e ajo prape rri n’kom e forte. Ne shqiptaret kur na djegin flamurin jemi gati per lufte, po me djege foton e 1 femre ca do me thene? Jena Shqiptar, njihemi per tradita e moral. Vendoseni veten n’pozit te tjetrit pak.

PS. TETA RONA MA HIQ FOTON QE ATY”- ka shkruar Bardhi në InstaStory.

Gabriela e futi foton e tij në gjoks, reagon ashpër Bardhi: A