1
Gani Gërmia ka kaluar një periudhë jo shumë të mirë pas daljes nga edicioni i dytë i Big Brother VIP Kosova.
Ai në një intervistë të fundit për “Artistët shqiptarë” tha se ka patur shumë ngarkesë.
Megjithatë, ish-konkurrenti thotë se nuk i bie pishman për asgjë që ka ndodhur brenda.
Ka qenë mjegull, ka qenë shumë ngarkesë pas daljes. Duke e rikuperuar veten, tani jam mirë. E kam patur një ngarkesë të jashtëzakonshme, dolën edhe shumë gjëra që nuk i kam pritur, prej jetës jashtë. Por mirë”, u shpreh ai.
Gazetari e humoristi theksoi: “Kam qenë i shkëputur jashtë çdo projekti. Kam dashur të merrem me familjen dhe jetën. Tani jam duke bërë një projekt. Është format shou që trajton tema të ndryshme”.
Në fund, ai tha: “Kurrë në jetë nuk jam pishman. Bigu do të mbetet eksperienca më e mirë e jetës time. Unë jam shumë i lumtur që isha pjesë e Big Brother edhe brenda Bigut është një jetë ndryshe prej jashtë. Ajo që është me rëndësi që e gjithë ajo ngarkesë me kalimin e kohës ka me të mungu çdo ditë e më shumë. Kurrë pishman. Jam munduar ta bëj më të mirën”.
ks