ShowBizzz

Gara për finalen e madhe, vetëm 10 vajza në “She’s On Top” – vota juaj vendos fituesen

Edicioni i këtij viti i spektaklit “She’s On Top” po shkon drejt fundit, duke lënë pas një udhëtim të jashtëzakonshëm plot tensione, emocione dhe sfida të forta që nisën me mbi 30 pjesëmarrëse. Tani, vetëm dhjetë prej tyre kanë arritur në fazën finale dhe fati i tyre është në duart tuaja.

Të lidhura

None found

Finalja është shumë pranë dhe çdo votë ka peshë vendimtare. Përkrahni konkurentin që sipas jush e meriton të dalë në krye dhe bëhuni pjesë e castit që do të shpallë emrin e fitueses së këtij sezoni.

Votimi është i hapur nga çdo vend i botës. Mbani parasysh se kanë mbetur vetëm 24 orë deri në mbylljen e procesit. Mos e lerë pa shfrytëzuar mundësinë për të ndikuar rezultatin përmes televotimit. Shprehni preferencën tuaj tani në adresën voto.top-channel.tv.

Të Ngjashme