Lajme

​Gashani, Rama e Krasniqi në Londër, syt tek Lojërat Mesdhetare

Ministri i Rinisë dhe Sportit, Blerim Gashani, ka bërë të ditur ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Londër, me ftesë të ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ai bëri të ditur se në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama, si dhe presidenti i Komitetit Olimpij të Kosovës, Ismet Krasniqi.

“Me ftesë të Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, realizuam një vizitë zyrtare në Londër, së bashku me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe Presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi”, ka shkruar Gashani.

Ai theksoi se gjatë kësaj vizite janë parë nga afër kapacitetet sportive dhe janë zhvilluar takime me përfaqësues të sportit britanik.

“Vizituam infrastrukturën olimpike dhe u takuam me përfaqësues të sportit britanik, duke shkëmbyer përvoja dhe ide konkrete për zhvillimin e sportit në vendin tonë”, tha ai.

Sipas tij, bashkëpunimi institucional dhe mësimi nga praktikat më të mira janë thelbësore për të ardhmen e sportit në Kosovë.

“Bashkëpunimi institucional dhe mësimi nga modelet e suksesshme, mbeten çështje qenësore në rrugën tonë drejt Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, ka theksuar Gashani.

Lojërat Mesdhetare do të zhvillohen në Kosovë në vitin 2030.

Të Ngjashme