Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka shprehur shqetësimin, siç ka thënë, për rrezikun e një përplasjeje sociale nëse zgjidhet presidenti pa respektuar Kushtetutën.
Këto deklarata Gashi i dha në Kuvendin e Kosovës të martën.
Gashi paralajmëron rrezikun e një përplasjeje sociale
“Rendi juridik dhe Kushtetuta në Kosovë është shumë e qartë, ka vendim të Gjykatës Kushtetuese që gjykon çështjen e kuorumit për çështjen e presidentit dhe thekson se duhet të jenë prezent dy të tretat e të gjithë deputetëve. Çdo tentim për ta tejkaluar këtë rregull kushtetues është shkelje e Kushtetutës dhe sjellje e dhunshme dhe e njëanshme për ndryshim të rendit kushtetues të Kosovës. Po kalohet përtej të arsyeshmes, logjikës dhe kushtetutshmërisë, po kalohet në përdorimin e forcës. Unë jam i bindur se këtë duhet ta ndalojmë dhe nuk duhet të lejojmë të shkojmë drejt një përplasjeje. Çdo luftë fillon kur një palë me vetëdije nuk dëshiron të respektojë rregullat të cilat janë vendosur. Përplasja sociale, politike që mund të ndodhë është e dëmshme dhe e rrezikshme për Kosovën dhe duhet ta ndalojmë… Nuk e di, është çështje që e merr Grupi Parlamentar”, tha ai.
