Lajme

Gati për të kryer vrasje, kapet 37-vjeçari në Vaun e Dejës (EMRI)

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Vaun e Dejës. Sipas informacioneve paraprake mësohet se një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi lëvizte i armatosur dhe dyshohet se do të kryente një ngjarje kriminale.

Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi Marjan (Zamir) Gjoni sapo është lokalizuar nga forcat e policisë ka tentuar të largohet, mirëpo s’ ja ka arritur pasi efektivët kanë bërë të mundur neutralizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.  Gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “Audi” poshtë sediljes së pasme të pasagjerit, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov dhe 2 krehra me municion luftarak.

37-vjeçari rezulton të jetë i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe për mashtrim, si dhe në Francë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.