ShowBizzz

Gazetari i njohur flet për “zhdukjen” e Xhenetës pas “Big Brother”

Gazetari Redjon Shtylla ka folur për zhdukjen e Xhenetës që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova 3.

Në emisionin Weekend të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se Xheneta këtë është duke e bërë që të shoh ndikimin e saj tek publiku.

“Është e vetmja banore e Big Brother VIP Kosova 3 që nuk ka dalë në ndonjë emision ose që nuk ka dhënë ndonjë deklaratë. Padyshim se ajo po e luan këtë gjë, kjo heshtje e saj lidhet pikërisht besoj unë me pjesëmarrjen e saj në Big Brother-in e Shqipërisë dhe për këtë arsye ajo edhe ka qëndruar në heshtje, ndoshta edhe për të matur impaktin që ajo ka”.

TS Poll - Loading poll ...

“Për mua është edhe frikshëm sepse të gjithë janë kurioz për të dëgjuar Xhenetën, apo edhe se si do të veprojë ajo”, ka thënë Shtylla.



ks