Lajme

Gazetari zbulon në cilin shtet europian ndodhet Ilir Meta

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta ndodhet në Gjermani dhe do të kthehet ditën e shtunë.

I ftuar në “TPZ”, Hoxha foli rreth spekulimeve që Meta është arratisur pasi ka fjalë se do të goditet nga SPAK. Sakaq, gazetari ka thënë se kryetari i Partisë së Lirisë ndodhet jashtë vendit dhe është në Gjermani, por do të kthehet ditën e shtune.

Lexo edhe: Deklarata e bujshme: Ilir Meta nuk ndodhet në Shqipëri prej SPAK

Më tej, ai theksoi se Ilir Meta nuk është nga ata njerëz që i pëlqen të arratiset.

Ylli Rakipi: Dëgjojmë çdo ditë fjalë, arrestohet Meta sot, arrestohet Meta nesër. Ka raportime edhe që nuk është në Shqipëri. 

Artan Hoxha: Është spekuluar që zoti Meta është arratisur. Zoti Meta ka ikur ditën e premte në Austri dhe tani ndodhet në Gjermani. Di që kthehet ditën e shtunë. Këto historitë e tjera, nuk besoj se zoti Meta është nga ata njerëz që i pëlqen të arratiset.

Artur Zheji: Kjo ka ardhur nga një qëndrim shumë i vakët në lidhje me Berishën.

Ylli Rakipi: Madje thanë, ishte për Metën por meqë kishte ikur jashtë, e hëngri Berisha… Kaq vulgare është bërë.

Artan Hoxha: Ditën e premte, në datën 20, GJKKO firmosi urdhër arrestin për Malltezin dhe atë ditë ka ikur Meta, por është koiçidencë. Nuk më duket Meta si njeri që arratiset. Meta shkon në gjyq në çdo seancë dhe përballet.