Lajme

Gazetarja mes lotesh rrëfen përjetimet për dhimbjen e nënes së saj

Gazetarja Admirina Peci ka arritur të bëjë një dokumentar, me në fokus jetën e dhimbshme të nënës së saj.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, mes emocionesh të forta ajo rrëfen me detaje peripecitë që i është nënës së saj të kalojë.

“Të kërkoj ndjesë e besoj do të më falësh, që pa dijeninë tënde, përmes regjisorit të këtij dokumentari Pandeli Çeços, u njoha me këtë video të shkurtër, pak sentimentale, por kaq e vërtetë dhe emocionuese për mua, xhiruar në verën e këtij viti, kur ti sapo kishe nisur punën intensive për këtë dokumentar, video të cilën, po e shfaq këtu pa marrë një miratim nga ti, dhe po e ndaj me gjithë miqtë e mi, sepse shërben si një ftesë e bukur për të ardhur e për të parë nga afër një histori të dhimbshme, qëndrese dhe dinjiteti që nuk duhet humbur.

Ti thua këtu se do të dëshiroje ta kishe bërë këtë dokumentar, kur Zoja ishte gjallë, që të mund të ishte aty në sallë e ta shihte të xhiruar kaq bukur jetën e saj. Por jam e sigurt ajo na sheh të gjithëve nga parajsa dhe do të dërgojë natën e premierës gjithë bekimet e saj,” shkuan gazetarja.

Edhe pse nuk është në jetë, gazetarja i kërkon ndjesë për faktin që dokumentari është bërë pa marrë më përpara dijeninë e tij.

“Është e vështirë të shkruash apo të rrëfesh historinë e njeriut tënd të shtrenjtë, sidomos kur bëhet fjalë për nënën, të cilës ja ke parë, ja ke nuhatur, ja ke ndjerë çdo dhimbje të shpirtit, që prej çastit kur ajo të ka sjellë në jetë. Është e vështirë, sepse ti duhet ta ndash personazhin nga NËNA .

Por pas kaq vitesh përpjekje për ta bërë këtë dokumentar, kushtet u poqën dhe dokumentari është gati. Ti i ke vënë një titull shumë të bukur e domethënës, “Zojë”, që përkon me emrin e nënës tënde por edhe me atë ç’ka përfaqësonte ajo, sepse Zojën e kam njohur nga afër, dhe ajo ishte pa dyshimi personifikimi më i denjë i togfjalëshit “Zonjë fisnike” dhe ky titull ju rri bukur të gjithë zonjave fisnike si ajo, që e përballuan me dinjitet represionin e egër të regjimit komunist për 45 vite, duke përjetuar kalvarin e vuajtjeve mbi lëkurën e tyre, të bashkëshortëve, prindërve e deri të fëmijëve të tyre e nipërve e mbesave që vuajtën pa pasur kurrëfarë faji!

Të kërkoj ndjesë e besoj do të më falësh, që pa dijeninë tënde, përmes regjisorit të këtij dokumentari Pandeli Çeços, u njoha me këtë video të shkurtër, pak sentimentale, por kaq e vërtetë dhe emocionuese për mua, xhiruar në verën e këtij viti, kur ti sapo kishe nisur punën intensive për këtë dokumentar, video të cilën, po e shfaq këtu pa marrë një miratim nga ti, dhe po e ndaj me gjithë miqtë e mi, sepse shërben si një ftesë e bukur për të ardhur e për të parë nga afër një histori të dhimbshme, qëndrese dhe dinjiteti që nuk duhet humbur.

Ti thua këtu se do të dëshiroje ta kishe bërë këtë dokumentar, kur Zoja ishte gjallë, që të mund të ishte aty në sallë e ta shihte të xhiruar kaq bukur jetën e saj. Por jam e sigurt ajo na sheh të gjithëve nga parajsa dhe do të dërgojë natën e premierës gjithë bekimet e saj,”