Ish-banori i “Big Brother VIP3”, Gazmend Ujkashi, ishte një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku tema ishte “post BBV” dritëhijet mes ish-finalistëve! Përballja me fituesen e këtij edicioni, Egla Ceno, dhe gara për ‘kurorën’ e publikut”.
Por jo vetëm kaq, pasi në një moment moderatorja e emisionit, Bieta Sulo, ngacmoi Gazin në lidhje me marrëdhënien që ai ka me ish-banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Pjesë nga biseda:
Bieta: Me kë kërceve në “After Party” e Big-ut?
Gazi: Me balerinën më të mirë (Arnita)
Bieta: Ashtu kërceve dhe me mua, po nga banorët?
Gazi: Po ti ku ishe? Si nuk më fole mua
Bieta: Sa tapë paske qenë Gazi
Gazi: U takuam bashkë ne?
Bieta: Me kë ke kërcyer nga banorët?
Gazi: Me të gjithë
Bieta: Kë ke më afër nga banorët sot?
Gazi: Julin kam afër, ne kemi shpallë martesën. E lëmë pjesën e lojës, Juli është dashuri. Gjëja më e bukur që ka, është se ne të dy nuk kemi asnjë inat me njëri-tjetrin.