Gazmend Hoxha ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Kërkesa e tij për dorëheqje është pranuar nga kryeministri Albin Kurti, i cili e ka liruar Hoxhën nga kjo detyrë.
Ndërkohë, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Kurti ka caktuar Fehmi Hotin ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Vendimi është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa Qeveria e Kosovës ka shprehur vlerësimin për kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë mandatit të tij.
