ShowBizzz

Gazmend Ujkashi rrëfehet mes lotësh për nënën e tij: I thash mjekëve ju jap çfarë të doni vetëm…

Gazmend Ujkashi ka rrëfyer si asnjëherë më parë pjesë nga fëmijëria e tij. Ai ka treguar raportin e veçantë që kishte më nënën e tij dhe sa shumë e ka vuajtur ndarjen e saj nga jeta.

Ish-banori i “Big Brother” rrëfen se i ati i tij ishte një burrë shumë i zgjuar e donte mamanë e tij shumë por raporti i tyre u kris sepse ai ishte shumë xheloz.

Gazi: Unë përplasesha shumë më atë vetëm për faktin se ishte xheloz. Kam qenë 12 vjeç kur jam revoltuar për herë të parë me babain tim sepse ofendoi nënën. Jam përplasur shumë keq me të mamanë e kisha idhull, nuk e përshkruaj dot. Babai e donte shumë por ishte xheloz. Ai e kuptoi revoltën time sepse unë i thash ty të kam baba po atë e kam nënë ti e ke bashkëshorte ndërsa unë nënë dhe për vite të tëra nuk ndodhi më.

I pyetur nga gazetarja se Çfarë fjalësh të fundit i tha nëna Gazi u përgjigj

“Atë ditë i them gruas seç kam një mall dua të rri me Safën e kishte emrin Sofia po ne i thërrisnim Saf. E kam shijuar shumë atë bisedë sikur kisha ‘etje’ të flisja më ka treguar shumë gjëra. Më tha asnjëherë nuk më le vetëm dhe i ke qëndruar dhe dua të them që jam nëna më e lumtur në botë. Për 2-3 orë filloi pati shqetësime nga zemra kam kaluar disa orë shumë të këqija.

Kurrë në jetën time nuk kam qarë por aty u bëra fëmijë nuk e mbaja dot veten të jep zoti çdo gji por ky momenti me prindin është i tmerrshëm.

Iu thash mjekëve ju jap çfarë të doni vetëm zgjatjani jetën qoftë edhe për një javë. Me duket sikur më iku papritur.”-tha Gazi në emisionin “Se Luan Topi”