Lajme

Gazment Bardhi mbledh nesër Grupin Parlamentar të PD

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ditën e nesërme do të mbledhe Grupin Parlamentar.

Bëhet me dije se takimi do të zhvillohet nesër në orën 12.00 në sallën e grupit parlamentar në Kryesi, teksa nuk dihet saktësisht se çfarë do të diskutohet.

Kujtojmë që Bardhi dhe Lulzim Basha patën sot një tjetër përplasje. Bardhi bëri një reagim teksa Basha ishte duke dhënë një konferencë në media, ku tha se Basha e ka lënë partinë në opozitë për 12 vite.

E teksa ishte “live” në konferencë Lulzim Basha i është përgjigjur reagimit të bërë nga Gazment Bardhi, ku tha se ragimi i tij është pjesë e lojës për të krijuar konflikte brenda Partisë Demokratike.

Kjo është pikërisht ilustrim i asaj që thashë që nuk do ndodhë më, të bëhemi pjesë e një loje që e mban konfliktin brenda PD-së, brenda opozitës. Kjo është loja e Edi Ramës. Unë do dëshiroja që kjo gjuhë të merrte fund”, u shpreh Basha.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo