Bashkëshorti i Genta Ismajlit ka bërë sot një postim në Instagram, ku ka shprehur mallin për këngëtaren dhe dy fëmijët e tyre.
Në publikimin e tij, ai ka shkruar se mezi pret t’i takojë pas një periudhe larg njëri-tjetrit.
Ndërkohë, Genta Ismajli nuk ka reaguar publikisht ndaj këtij dedikimi. Ajo ka publikuar në InstaStory disa video ku shfaqet në shoqërinë e binjakëve të saj, pa bërë ndonjë referim për postimin e bashkëshortit, shkruan “Kosovarja”.
Deri më tani, këngëtarja nuk ka ndarë ndonjë koment lidhur me mesazhin e bashkëshortit. Publikimet e saj janë fokusuar te momentet me fëmijët, ndërsa dedikimi i bërë ndaj saj ka mbetur pa një reagim publik.
