LifeStyle

George dhe Amal Clooney u detyruan të largohen nga shtëpia e tyre në Francë për shkak të zjarreve të mëdha

George Clooney dhe bashkëshortja e tij, Amal Clooney, janë evakuuar nga shtëpia e tyre në jug të Francës për shkak të zjarreve të mëdha pyjore që kanë përfshirë atë pjesë të vendit.Aktori jeton me familjen e tij në një pronë në Brignol, një qytet i vogël në rajonin Provence-Alpes-Cote d’Azur, të cilën e blenë në vitin 2021, raporton Faroutmagazin .

Në një letër drejtuar kryetarit të bashkisë së Brignol, Didier Bremont, të siguruar nga revista People , Clooney-t deklaruan se nuk e dinë nëse shtëpia e tyre do t’i mbijetojë zjarrit.

“Ndërsa largohemi nga Brignole, duam të theksojmë dy gjëra. Së pari, shpresojmë që ju dhe të gjithë banorët e qytetit tonë të jeni të sigurt. Së dyti, unë dhe Amal jemi të përkushtuar ndaj çdo gjëje që i ndodh vendit tonë, të mbetemi pjesë e këtij komuniteti dhe të ndihmojmë në rindërtimin e tij”, thanë ata.

Në fund të letrës ata shtuan:“Ne e duam Brignolin dhe miqtë tanë që jetojnë atje.”

Franca po përballet me zjarre shkatërruese në pyje këtë verë, të cilat ekspertët po i lidhin me efektet gjithnjë e më të theksuara të ndryshimeve klimatike. Sipas mediave, një nga zjarret përfshiu një zonë pothuajse katër herë më të madhe se Parisi.

Raportet tregojnë se pothuajse 224,000 njerëz u evakuuan në rajonin Gironde, ndërsa në rajonin Provence-Alpes-Côte d’Azur, rreth 3,000 banorë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Lidhja e Clooney-t me Francën u bë publike në fillim të këtij viti, kur qeveria franceze mbrojti vendimin e saj për t’i dhënë shtetësi franceze George Clooney-t, gruas së tij Amal dhe binjakëve të tyre.

Siç u njoftua në atë kohë, atyre iu dha shtetësia sepse “kontribuojnë në reputacionin ndërkombëtar dhe ndikimin kulturor të Francës përmes aktiviteteve të tyre të shquara”.

Zjarret në pyje kanë prekur pjesë të tjera të botës në muajt e fundit. Më herët këtë muaj, grupet amerikane të rokut Creed dhe The Black Keys u detyruan të anulonin koncertet për shkak të tymit nga zjarret, të cilat dëmtuan rëndë cilësinë e ajrit në disa shtete të SHBA-së.

Të Ngjashme