Lajme

Gërvalla njofton për vendime të Qeverisë që prekin Odën e Avokatëve

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përmbledhur vendimet e djeshme të qeverisë në detyrë që prekin Odën e Avokatëve, në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

Qeveria mori këto tri vendime:

-Ndalohet ekzekutimi i Rregullores për pranimin dhe trajtimin e thirrjeve telefonike në sistemin e caktimit të avokatëve, sipas detyrës zyrtare (ex-officio) të Odës së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente;

-Ndalohet ekzekutimi i aktit administrativ mbi lartësinë e shpenzimeve për regjistrim të Odës  së Avokatëve të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës kompetente;

-Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Ajo tha se me këto vendime “pasqyrojnë përkushtimin e institucioneve tona për forcimin e sundimit të ligjit, garantimin e ligjshmërisë në veprimet administrative dhe avancimin e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, me fokus të veçantë në qasjen e barabartë në drejtësi dhe mbështetjen institucionale për viktimat e krimit”.

Të Ngjashme