Komisioni për legjislacioni i Kuvendit të Kosovës, po shqyrton Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në komision po merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla e cila e ka prezantuar projektligjin para anëtarëve të komisonit, të cilët po i bëjnë pyetje ministres rreth përmbajtjes së projektligjit, i cili ka kaluar dy herë në Kuvend dhe është rrëzuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese.
“Do të rrisë qasjen dhe besimin e qytetarëve në drejtësi. Byroja shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është mekanizëm vital, është instrumenti kryesor për të siguruar që pasuria e zyrtarëve publik, të jetë e verifikueshme dhe në përputhje me të ardhurat e ligjshme. Përveç se garanton që pasuria e krijuar në shpërputhje me të ardhurat e ligjshme do të konfiskohet dhe do t’i kthehet shtetit, ligji njëkohësisht kontribuon që të hiqen dyshimet edhe për pasuritë dhe zyrtarët, të cilët pasurinë e tillë e kanë krijuar në rrugë ligjore”, tha Gërvalla.
Ajo tha se te ky projektligj janë marr parasysh të gjitha rekomandimet e Gjytkatës Kushtetuese dhe Komisionit të Venecias.
“Gjatë këtij procesi, ligji ka kaluar nëpër tre opinione të Komisionit të Venecias dhe dy shqyrtime të Gjykatës Kushtetuese. Asnjë nga këto institucione dhe mekanizma nuk e ka kontestuar konceptin e konfiskimit civil si instrument të ligjshëm”, tha pos tjerrash Gërvalla.
