Getinjo dhe partnerja e tij, Era Berisha, kanë nisur pushimet verore dhe po shijojnë disa ditë relaksi larg angazhimeve të përditshme.
Nga postimet e publikuara në rrjetet sociale, çifti ka lënë të kuptohet se destinacioni i tyre është Greqia. Të dy kanë ndarë pamje nga pushimet, ku shfaqen të lumtur pranë njëri-tjetrit.
Era publikoi disa fotografi gjatë një shëtitjeje me varkë, ku dyshja shijon detin dhe atmosferën verore. Krahas imazheve, ajo shtoi me humor: “Pak deti, pak na, ma shumë ata se na.”
Edhe Getinjo ka ndarë disa momente nga pushimet në InstaStory, duke i mbajtur ndjekësit pranë aventurës së tyre verore.
