ShowBizzz

Getinjo me mesazh thumbues: Na duhet një kosh më i madh për gjithë këtë mbeturinë

Reperi kosovar Getinjo ka tërhequr vëmendjen me një postim të fundit në Instagram Story.

Në foto, ai shihet në një dyqan teksa po merret me disa produkte, ndërsa mbi imazh ka vendosur një mbishkrim me tone ironike.

“Need a bigger trash can for all this trash ” ka shkruar Getinjo, që në shqip nënkupton, “Na duhet një kosh më i madh për gjithë këtë mbeturinë.”

Reperi nuk ka bërë të ditur se kujt i është referuar konkretisht me këtë postim, duke lënë hapësirë për interpretime nga ndjekësit.

Postimi është publikuar në Instagram Story, ku Getinjo shpesh ndan momente dhe qëndrime me ndjekësit e tij.

Të Ngjashme