Ilda Gjoni u largua tragjikisht nga jeta në ditët e fundit të 2023-shit, duke lënë pas dhimbje të madhe. Familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin nuk mund të besonin që një vjazë rrezëllitëse si ajo e kishte humbur betejën më të rëndësishme të jetës, atë me kancerin.
Por mes dhimbjes së madhe për ikjen e parakohshme dhe të padrejtë nga jeta të më të dashurës së tyre, familja është bekuar në këto ditë të para të janarit nga një lajm që i ka gëzuar të gjithë.
Viktoria, njëra nga vajzat e Ildës, ka sjell në jetë vajzën, fëmijën e saj të dytë, të cilën e ka pagëzuar me emrin Zeina. Lajmin e jep tezja e Vikit, këngëtarja e njohur Ingrid Gjoni, teksa ndan dhe një foto të embël të mesës me vogëlushen e sapo ardhur në jetë.
“Dhe dielli do të lindë përsëri se ne të gjithë e dimë sesa shumë doje ti që t’i gëzonim jetës… Dje i thamë mirë se erdhe mbesës tënde të dytë. Viki na gëzoi me një tjetër bukuroshe dhe ne do t’i tregojmë çdo ditë për gjyshen e mrekullueshme që pati. Qofsh jetëgjatë Zeina! Të duam shumë Viktoria Lika”, shkruan ajo.
Një mesazh për motrën që aq shumë e donte jetën por që u largua parakohe dhe padrejtësisht prej saj, si dhe mbesën Viktoria, që u ka sjell në këto ditë të vështira gëzim dhe një motiv më shumë për të përqafuar atë.
Lexo edhe: Ilda Gjoni, vajza rrëzëllitëse që nuk
e pranonte dot Kancerin në trupin e saj
View this post on Instagram
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo
NewsBomb