Gezimja dhe Hami janë një nga çiftet e njohura në estradën kosovare. Hami, djali i këngëtares Remzie Osmani, po shijon jetën familjare si bashkëshort dhe baba i përkushtuar.
Mbrëmjen e kaluar, çifti mori pjesë në një dasmë, ku u paraqitën mjaft elegantë dhe të kuruar në paraqitjen e tyre, shkruan “Kosovarja”.
Momente nga mbrëmja janë ndarë edhe në rrjetet sociale.
Gezimja ka publikuar disa fotografi në InstaStory, duke treguar atmosferën festive dhe paraqitjen e tyre në këtë event familjar.
