ShowBizzz

Gigliola Haveriku bëhet nënë për herë të parë

Në një kopertinë special me “Revista Class” Gigliola Haveriku ndau lajmin e ëmbël se do bëhej nënë e një vajze.

E momenti i shumëpritur ka ardhur. Këngëtarja ka sjellë në jetë vajzën e saj. Lajmin e ka ndarë vetë në mediat sociale ku ka publikuar një foto të së voglës duke shkruar: “Kjo qenka dashuria”.

Ashtu siç kishte deklaruar më herët, ajo i ka vendosur vajzës emrin Isabel.

“Nuk e di nëse është keq ta them por kemi menduar Izabel dhe Iza shkurt. E kisha qejf si emër që e vogël nëse do kisha një vajzë. Gjyshja mezi po pret dhe i them se më duket sikur po ta bëj ty gocën dhe jo vetes.“-rrëfeu ajo pak kohë më parë.