Giusy Ferreri, një nga artistët më të njohur të muzikës moderne italiane, vjen në Tiranë më 29 korrik për një koncert të paharrueshëm.
Artistja Giusy ka fituar zemrat e miliona fansave me hitet e saj të paharrueshme, si, “Non ti scordar mai di me”, “Roma-Bangkok” dhe shumë të tjera.
Lajmin e rikthimit në Tiranë e ka dhënë vetë artistja edhe me anë të një videoje të publikuar në rrjete sociale, ku shprehet,
“Përshëndetje, unë jam Giusy Ferreri dhe jam shumë e lumtur t’ju them se do të shihemi shumë shpejt në Tiranë, më 29 korrik, në festivalin Spectapolis, në stadiumin Selman Stermasi. Mezi pres t’ju përqafoj sërish të gjithëve dhe të kthehem në Tiranë. Shihemi shumë shpejt”, tha Ferreri në videomesazh.
Të gjithë të interesuarit, blietat mund t’i blejnë në vivere.al..
bal