Një përleshje është raportuar mbrëmjen e sotme në një kafeteri në Vushtrri, ku janë përfshirë disa persona.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, ndërsa deri më tani janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për përfshirje në incident.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se ndaj të arrestuarve po zhvillohen procedurat e intervistimit.
“Policia ka arrestuar gjashtë persona të përfshirë në rast, ndaj të cilëve po vazhdojnë procedurat hetimore”, ka deklaruar Zahiti.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje shtesë për shkaqet e përleshjes, ndërsa hetimet janë në vazhdim. /teve1.info/
