Lajme

​Gjenden 233 fishekë të dyshuar nga koha e luftës në Novobërdë

Një sasi municioni e dyshuar se i përket periudhës së luftës është gjetur në fshatin Izvor të Novobërdës.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 24 korrik 2026, rreth orës 17:30, pasi një grua, teksa po kulloste bagëtitë në një zonë pyjore, ka hasur në një sasi fishekësh dhe ka njoftuar autoritetet.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar 233 fishekë të vjetër, të vendosur në shirit, të cilët dyshohet se kanë mbetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Për rastin është njoftuar prokurori kompetent, i cili ka autorizuar përpilimin e një shënimi zyrtar në nivel stacioni policor.

Të Ngjashme