Lajme

Gjenden 300 bimë narkotike dhe një sasi kanabis në Berat, pranga 40-vjeçarit (EMRI)

Policia e Beratit në bashkëpunim me forcat Shqiponja kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë 300 rrënjë lëndë narkotike kanabis sativa dhe një sasi e konsiderueshme hashashi e presuar.

Burime për mediat bëjnë me dije se sasia e drogës u gjet në banesen e pronarit te parcelës, Petrit Dyli. Menjëherë  40-vjeçari u vu në prangat e policisë, ndërkohë sasia e lëndës narkotike u sekuestrua.

Parcela e hashashit dhe hashashit të presuar u gjetën në fshatin Pobrat në Dimal, shumë pranë shtëpisë se barit të asgjësuar dy muaj më parë. Banesa dhe parcela ndodheshin në anë të rrugës nacionale.