Lajme

Gjenden narkotikë dhe armë në një shtëpi Kçiq të Madh, arrestohet i dyshuari

Policia ka realizuar një kontroll në një shtëpi dhe një lokal në fshatin Kqiq i Madh të Mitrovicës së Jugut, ku janë gjetur dhe konfiskuar substanca të dyshuara narkotike, armë dhe dëshmi të tjera.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në pronësi të një të dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave materiale:

Pesë qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë totale 110.6 gramë; Një revole me dy karikatorë; Një pushkë gjuetie; 15 fishekë; Një peshore digjitale; Para të gatshme, përfshirë 6 mijë dinarë serbë; Dy radiolidhje; Një shufër metalike.

Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të Ngjashme