Lajme

Gjendet i vdekur një person në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeç është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Policia ka bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:50.

Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi ka thënë se vdekja e 51- vjetarit është konstatuar nga ekipi mjekësor.

“Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, në koordinim dhe bashkëpunim të plotë me Prokurorin e Shtetit”, ka thënë ajo për teve1.info

Të Ngjashme