Lajme

Gjendet një mjet i dyshuar i pashpërthyer pranë varrezave në Burincë të Gjilanit

Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është gjetur të martën në mbrëmje në fshatin Burincë të Gjilanit, duke bërë që policia të ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës 21:02, pasi një qytetar ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar pranë varrezave të fshatit.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë siguruar perimetrin dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa pritet ndërhyrja e njësisë së specializuar për deminim.

Policia nuk ka dhënë detaje lidhur me llojin e mjetit të dyshuar, ndërsa rasti mbetet nën trajtim nga autoritetet kompetente.

Të Ngjashme