Një person i pajetë është gjendur brenda një autormjeti në qytetin e Durrësit. Trupi i pajetë është gjendur pranë shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka”.
Mësohet se viktima quhet Aurest Rroçi dhe është 39 vjeç.
Policia e Durrësit njofton se viktima dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 10:35, në një automjet në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete shtetasi A. R., 39 vjeç, banues në Krujë, i cili paraprakisht dyshohet se e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 39-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor dhe ekspertët e mjekësisë ligjore, vijojnë punën për përcaktimin dhe dokumentimin ligjor të shkakut të vdekjes së 39-vjeçarit