Lajme

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Ferizaj

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij të shtunën në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima po jetonte në banesë më djalin dhe gruan e tij.

Policia ka bërë të ditur në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Ferizaj / 31.08.2024 – NN. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raport./teve1.info/