Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Ferizaj

Është gjetur pa shenja jete një person në afërsi të një kompleksi banesor në Ferizaj.

Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se rreth orës 08:40 kanë pranuar një informatë se një person i moshës 53 vjeçar ishte gjetur pa shenja jete.

Tutje ai për teve1.info tha se mjekët kanë konstatuar se vdekja ishte nga sulmi kardiak.

“Me datën 23.08.2024 rreth orës 08:40 kemi pranuar një informatë se rrugën Uran Tinova-Ferizaj  afërsi të një komplesin banesor në Ferizaj një person mashkull, kosovar i moshës 53 vjeçar ishte pa shenja jete, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjekët kujdestarë dhe sipas tyre ishte vdekje natyrale , sulm kardiak dhe nuk ka dilema tjera”, – ka thënë Veseli.

Tutje, Veseli theksoi se në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal, kurse viktima i është dorëzuar familjarëve.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknikët rajonal, ndërsa me vendim të prokurorit të shtetit viktima i është dorëzuar familjarëve”, – përfundoi ai.