ShowBizzz

Gjendet thika që kishte fshehur vrasësi i Martin Canit: Ishte me çanten e tij, në zonën e njohur të kryeqytetit!

E kerkonin prej ditesh, dhe me ne fund, autoritetet policore kanë arritur të gjejnë armën e ftohtë me të cilën u vra 14-vjeçari Martin Cani nga bashkëmoshtarai i tij, Mario Përleshaj. Burime për mediat bëjnë me dije se thika është gjetur në zonën e “Rrugës së Elbasanit”, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Bashkë me të ka qenë edhe çanta e autorit, me të cilën ishte në shkollë.

Mësohet se thika bashkë me çantën e autorit janë pikasur nga një qytetar mbrëmjen e sotme, i cili ka bërë më pas edhe denoncimin tek blutë e kryeqytetit, sipas albeu.com. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e të hënës pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”, teksa autorit, për të cilin gjykata caktoi sot masën e sigurisë “arrest me burg”, nuk tregonte se ku e kishte fshehur duke deklaruar se “nuk e mbaj mend”.

Gjendet thika që kishte fshehur vrasësi i Martin Canit: Ishte me

Veç vrasjes së Martin Canit, autori Mario Përlleshaj akuzohet dhe për pëagosjen e shokut të viktimës, 14-vjeçarit Luis Meçja. Fillimisht i mituri Mario Përlleshaj, u arrestua nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, por më pas, Prokuroria e Tiranës i ashpërsoi akuzën, duke i ngritur veprën penale “vrasjes në rrethana cilësuese”. Nga ngjarja e rëndë, edhe autori mbeti i plagosur në krah, teksa prej disa ditësh është i shtruar në spital. Ditën e krimit, Mario Përleshaj pozonte me thikën e krimit edhe për foto të cilat i publikonte në rrjetet sociale.

 

 



bal