Edhe pse mënyra si fle ndonjëherë varet thjesht nga rehatia, ekspertë të gjumit si studiuesi Samuel Dunkell mendojnë se pozicionet e gjumit lidhen edhe me tipare të personalitetit dhe gjendjen emocionale të njeriut.
Më konkretisht, pozicioni në të cilin ke fjetur mbrëmë mund të japë një ide mbi atë që po të shqetëson në këtë moment, qoftë stres inë punë, presion emocional apo pasiguri në marrëdhënie. Prandaj, edhe pse mund të duket e parëndësishme të vëresh nëse fle i mbledhur anash apo shtrirë në shpinë, pozicioni në të cilin zgjohesh mund të tregojë gjendje emocionale që ende nuk i ke kuptuar plotësisht.
1. Pozicioni “fetal” (i mbledhur si foshnjë)
Nëse një person fle i mbledhur fort, me gjymtyrët afër trupit, kjo shpesh lidhet me ndjeshmëri të lartë dhe emocionalitet. Edhe nëse gjatë ditës e kontrollon veten dhe i mban emocionet nën kontroll, natën nënvetëdija kërkon siguri dhe mbrojtje.
Nëse e gjen veten shpesh në këtë pozicion, mund të jetë shenjë që po mban stres ose emocione të forta që nuk i ke pranuar ende plotësisht.
2. Fjetja përmbys (me bark)
Ky pozicion shpesh lidhet me situata kur njeriu ndihet pa kontroll ose nën presion. Mund të shërbejë si një mënyrë e pavetëdijshme për t’u “mbrojtur” nga ndjenjat e vështira.
Edhe njerëzit që janë të shoqërueshëm dhe të hapur mund ta përdorin këtë pozicion kur përballen me kritikë ose shqetësim për mënyrën si i shohin të tjerët.
3. Me duart poshtë jastëkut
Fjetja me duart nën jastëk mund të tregojë se personi po mban emocione ose ngarkesa që nuk i përkasin vetëm atij. Sipas disa studimeve mbi sjelljen, kjo mund të lidhet me “mbajtjen” e barrës emocionale të të tjerëve.
Ky pozicion shpesh shihet si shenjë që njeriu po përpiqet të përballojë ndjenja të brendshme, edhe nëse nuk i ka të qarta me fjalë.
4. Pozicioni “yll deti”
Ky është kur personi shtrihet me krahë dhe këmbë të hapura në shtrat. Zakonisht lidhet me njerëz empatikë dhe të hapur, që ndihen rehat duke “zënë hapësirë” dhe duke qenë vetvetja.
Megjithatë, mund të tregojë edhe që personi nuk po kujdeset mjaftueshëm për nevojat e veta emocionale gjatë ditës.
5. Shtrirë në shpinë
Fjetja në shpinë shpesh lidhet me vetëbesim dhe qetësi të brendshme. Krahët e hapur tregojnë relaksim dhe hapje ndaj botës, ndërsa krahët afër trupit mund të tregojnë një personalitet më të rezervuar.
Megjithatë, nëse gjatë ditës personi nuk ndihet i pranuar siç është, kjo mund të tregojë një kontrast mes asaj që ndjen dhe asaj që shfaq.
6. Në anë
Fjetja në krah zakonisht lidhet me njerëz të qetë, fleksibël dhe të hapur ndaj kompromisit. Këta persona shpesh janë të balancuar dhe shfaqin qëndrueshmëri emocionale.
Megjithatë, mund të keqkuptohen si njerëz që mbyllen në vetvete për të përpunuar ndjenjat e tyre më thellë.
7. Pozicioni si trung druri
Ky është kur personi fle drejt, me krahët dhe këmbët të shtrira drejt trupit. Zakonisht lidhet me njerëz të shoqërueshëm, të hapur dhe që krijojnë lehtë lidhje me të tjerët.
Megjithatë, ndonjëherë këta persona mund të kenë vështirësi në biseda më të thella emocionale ose në lidhje më intime.
