LifeStyle

Gjërat për të cilat jemi të sigurt se nuk i pastroni aq sa duhet

Të gjithë e dimë se duhet të lajmë enët çdo ditë, të pastrojmë dyshemenë, por pa dashje disa vende në shtëpi mbeten jashtë vëmendjes sonë. Disa detyra janë të përditshme dhe të pashmangshme, por sipas ekspertëve të pastrimit ju nuk duhet të lini jashtë vëmendjes këto 10+ vende apo objekte që kanë nevojë për më shumë pastrim.

Jastëkët: Me siguri ju lani çarçafët dhe këllëfët e jastëkëve çdo javë, por kur ka qenë hera e fundit që i keni futur jastëkët në lavatriçe? Shanset janë që ka kaluar shumë kohë. Jastëkët mbledhin shumë pluhur dhe baktere, ndaj këshillohet sipas ekspertëve që t’i lani çdo tri muaj.

Dyshemeja poshtë mobiljeve: Jashtë syrit, jashtë mendjes, apo jo? Nëse nuk po gërmoni për lodrat e fëmijëve apo çorape të humbura poshtë divanëve apo krevatit, është koha që të shihni edhe pluhurin poshtë mobilieve. Lëvizini mobiliet e mëdha dhe një herë në muaj pastrojeni dyshemenë poshtë tyre sa më mirë.

Hapësira mes sobës dhe mobilies së kuzhinës: Ndarja mes furrës dhe dollapëve mbledh të gjitha llojet e papastërive: thërrime, pika vaji etj. Kjo mund të çojë në një kuzhinë me erë të keqe dhe me insekte. Ekspertët këshillojnë që sa herë të pastroni sobën, të pastroni edhe këtë pjesë.

Mbajtësja e lugëve, thikave dhe pirunjve: Të marrësh një pirun, ndërsa një grusht thërrimesh mund të bien në mbajtëse nuk është një gjë e mirë. Duhet ta lani këtë hapësirë të paktën një herë në muaj.

Tavani i mikrovalës: Shumë ushqime spërkasin mikrovalën kur ngrohen. Ndaj, sa herë që pastroni këtë pajisje, mos harroni tavanin e saj.

Telekomanda: Kjo pajisje që preket ndoshta më shumë nga të gjithë në shtëpi, mban dhe shumë mikrobe. Një herë në javë, fshijeni pultin me peceta dezinfektuese për të vrarë mikrobet, veçanërisht gjatë sezonit të gripit.

Pjatalarësja: Pajisjet që pastrojnë gjërat nuk kanë nevojë të pastrohen vetë, apo jo? Kjo është e gabuar! Një herë në muaj ju duhet të bëni një proces larje me pjatalarësen bosh.

Dritaret: Pluhuri dhe papastërtitë nga era, pluhuri apo shirat mund ta bëjnë një dritare të duket shumë e pisët. Ndaj, një herë në muaj është mirë që ta lani me një leckë me ujë dhe detergjentin e enëve.

Rrjetat e dritareve: Duke folur për larjen e dritareve, kur është hera e fundit që keni pastruar rrjetat që nuk lejojnë instektet të futen brenda? Sa më shpesh t’i lani ato, aq më të pastra do të duken edhe dritaret.

Koshi i mbeturinave: Nuk ka rëndësi nëse jeni i/e zellshëm për të nxjerrë mbeturinat çdo ditë jashtë shtëpisë. Nëse ju nuk lani koshin shpesh, era e keqe do të “zaptojë” pa frikë shtëpinë tuaj.

Dera e dushit: Kjo hapësirë mbledh sapun, shkumë, depozitimet e ujit që bëhen shkak më vonë për myk. Ndaj, ju duhet ta pastroni derën e dushit me një leckë me pak uthull të paktën një herë në muaj.