Gjermania do t’i bashkohet vendeve të tjera të cilat kanë vendosur të dërgojnë ndihma humanitare në Rripin e Gazës aty ku prej disa muajsh po zhvillohet lufta.
Gjermania do t’i bashkohet operacionit i cili nisi fillimisht nga Jordania, e tashmë ka pjesëmarrjen e disa vendeve të tjera, përfshirë Francën dhe SHBA.
“Njerëzve në Gaza u mungojnë gjërat më elementare. Ne duam të bëjmë pjesën tonë për të siguruar që ata të kenë akses në ushqim dhe ilaçe,” – ka deklaruar ministri gjerman i mbrojtjes, Boris Pistorius.
Izraeli ka vendosur kufizime në ndihmat që hyjnë në Gaza, duke bërë që Kombet e Bashkuara të paralajmërojnë se qindra mijëra banorë të Gazës po vuajnë nga uria dhe se në Gaza njerzit po luftojnë mes mjerimit dhe urisë.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo