ShowBizzz

Gjesti arrestohet për disa vepra penale, Prokuroria jep detaj

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka arrestuar këngëtarin Besart Kelmendi i njohur si Gjesti.

Sipas Prokurorisë ai dyshohet se ka kryer disa vepra penale, si  ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ sipas nenit 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,  për veprën penale ‘’Kanosja’’ sipas nenit 181 të KPRK-së,  si dhe veprën penale ‘’Asgjësim apo dëmtimi  i pasurisë’’ në bazë të nenit 321 të KPRK-së.

“Prokurori i Shtetit, në koordinim dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke  ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedural në lidhje me këtë rast. Për shkak të fazës së hershme të procedurës hetimore dhe me qëllim të ruajtjes së integritetit të hetimeve, në këtë fazë nuk mund të ofrohen detaje shtesë lidhur me rastin. Prokuroria Themelore në Prishtinë, brenda afatave ligjor, do të ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe do të vendosë për masat e mëtejshme në përputhje me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë./teve1.info/

Të Ngjashme