Ndarja e tyre perflitej prej muajsh, dhe ne fund, lajmi se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vendosen ta mbyllin martesën e tyre zyrtarisht, nuk ka perbere me nje risi per ndjekesit. Secila palë fajëson tjetrën për kolapsin e martesës dyvjeçare, por zbulimi i fundit i bujshëm vjen nga një mik i ish-çiftit i cili pretendon se Affleck e lejoi Lopez të bënte lëvizjen e fundit në një akt ‘dhembshurie’ ndaj bashkeshortes së tij.
“Ben e dinte se Jennifer do të kërkonte divorc. Nuk ishte aspak tronditëse për të. Në fakt, ai e la vetë atë ta kishte në dorë”, tha miku i tij per Daily Mail.
Në fakt, ishte një akt bujarie thotë burimi duke shtuar se “Jennifer ishte më e shqetësuar se si ndarja do të ndikojë në karrierën e saj, çfarë do të mendojnë fansat dhe çfarë do të shkruajë shtypi”.
bal