ShowBizzz

Gjesti merr vendimin e rëndësishëm, ky kapitull merr fund

Gjesti po kalon një periudhë mjaft aktive në muzikë. Vetëm së fundmi ai solli “Gasolina”, bashkëpunimin e shumëpritur me Dhurata Dorën, ndërsa gjatë kësaj kohe ka qenë vazhdimisht i pranishëm edhe me performanca.

Por, prapa gjithë kësaj, Prive By Liberta Spahiu mëson se ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm në ekipin e tij.

Burime të Prive By Liberta Spahiu bëjnë të ditur ekskluzivisht se Gjesti i ka ndarë rrugët me Three60 Music dhe menaxherin Bonart Ajvazi. S

ipas burimeve tona, ndarja nuk është e ditëve të fundit. Ajo ka ndodhur që në muajin qershor, përpara nisjes së sezonit veror dhe pas përfundimit të Alba Festival. Ky zhvillim vjen pak më shumë se një vit pasi bashkëpunimi mes tyre ishte bërë publik me shumë bujë. Më 7 maj të vitit 2025, vetëm pak javë pasi Gjesti u shpall fitues i Big Brother VIP Albania, Three60 njoftoi se artisti kishte nënshkruar me ta nën SGM Management.

Në njoftimin e asaj kohe, kompania e mirëpriste Gjestin si pjesë të re të ekipit dhe shprehej entuziaste për atë që do të sillte e ardhmja. Gjatë bashkëpunimit u publikuan disa prej projekteve të tij, mes tyre edhe “Veshu Ndrequ”, pa harruar EP-në “Sound i Ri”, të publikuar në maj të këtij viti. Deri tani, palët nuk kanë bërë asnjë njoftim publik për ndarjen.

E ju, mos harroni të

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prive by Liberta Spahiu (@prive.libertaspahiu)

Të Ngjashme