Situatat në shtëpinë e famshme, Big Brother VIP Kosova, po ndryshojnë vazhdimisht.
E këto ditë nuk kanë munguar as debatet e përplasjet ndërmjet disa banorëve të këtij formati.
Së fundmi ka qenë gazetari Vullnet Krasniqi që pati një debat me këngëtarin pejan, Gjestin.
Ata po sulmonin njëri-tjetrin në bazë të dukjes së jashtme, e më pas kaluan edhe në tema të tjera.
Në një moment, gazetari e pyeti artistin shqiptar se kur është shpallur pavarësia e Kosovës.
Gjesti u shpreh se nuk e dinte apo mbase kjo ka qenë një mënyrë e tij për ta larguar Vullnetin.
I njëjti më pas mori reagime nga të tjerët pasi ngelën të habitur me atë se si nuk e dinte një gjë kaq të rëndësishme.